Lovol Esse

Macrogol 4000, Simetikon
Kuti x 4 bust

Përshkrim

Lovol-Esse është një tretësirë izotonike që përdoret për pastrimin e zorrëve përpara ekzaminimeve diagnostike ose ndërhyrjeve kirurgjikale. Makrogoli sjell një rritje të vëllimit të lëngjeve në zorrë dhe stimulon lëvizshmërinë e zorrëve përmes sistemit neuromuskular. Simetikoni ka aftësinë kimiko-fizike për të ulur tensionin sipërfaqësor duke eleminuar formimin e gazrave. Prania e acidit citrik, citratit të natriumit, klorurit të natriumit dhe klorurit të kaliumit synon të parandalojë çekuilibrat e elektroliteve dhe acidozën që mund të rezultojë nga diarreja e rëndë e shkaktuar nga produkti. Ka veprim të fuqishëm laksativ që realizon pastrimin e plotë të zorrëve. Përdoret në rastet e pregatitjes së zorrëve për teste diagnostikuese (ekzaminime endoskopike ose radiologjike në zorrën e trashë, si kolonoskopia dhe rektosigmoidoskopia, dhe ekografia e barkut) dhe kushte të tjera klinike. Ka shije portokalli.

Perdorimi:

Përdoreni gjithmonë këtë ilaç saktësisht siç përshkruhet në këtë fletëpalosje ose siç ju ka thënë mjeku, farmacisti ose infermierja juaj. Konsultohuni me mjekun, farmacistin ose infermieren tuaj nëse nuk jeni i sigurt.

Vlerësime

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Lovol Esse”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *